Leonard Cherry dhe bashkëshortja e tij, Hazel ishin dashuruar që në shkollë të mesme dhe ishin martuar në janar 1942 në Muldoon, Texas. Javën e shkuar ata ndërruan jetë të dy, vetëm disa orë larg njëri-tjetrit.
Nipi i tyre i vetëm, Craig Cherry tha se dashuria e tyre ishte më e forta që kishte parë ndonjëherë.
“Të dy i shihje gjithnjë duke qeshur dhe gjithmonë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha Cherry për CNN.
Me gjithë dhimbjen e madhe të humbjes së njerëzve më të shtrenjtë në të njëjtën ditë, djali 72-vjeçar i çiftit të ndjerë, David Cherry ndihet mirënjohës që nëna dhe babai i tij do të jenë së bashku përgjithmonë shkruan Shqip.
“Ndihem i bekuar që vuajtjet e babait morën fund dhe ndihem gjithashtu i bekuar që nëna ime është me të dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, shprehet ai.
Leonard Cherry, 95 vjeç ishte shtruar në spital prej disa ditësh, ndërsa bashkëshortja e tij, Hazel Cherry, 93 vjeçe e cila ishte shumë mirë me shëndet, ishte zhvendosur në një qendër për të moshuarish, shumë pranë spitalit ku gjendej bashkëshorti i saj.
Leonard Charry ndërroi jetë në orën 1 të pasdites së të mërkurës, ndërsa bashkëshortja e tij në orën 11 të natës. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj të papritur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/