Berisha: Baton Haxhiu, shef i Miladinit. Sa isha unë në pushtet nuk...

Berisha: Baton Haxhiu, shef i Miladinit. Sa isha unë në pushtet nuk guxuan të nxirrnin tezën e ndryshimit të kufijve

145
0
Shares

“A është bërë pishman Sali Berisha për sulmet ndaj Baton Haxhiut?”

I ftuar në Zonë e Lirë, ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj gazetarit Baton Haxhiu duke e etiketuar si shef i Miladinit.

Ai shtoi se gjatë kohës që ai ishte në pushtet, askush nuk guxoi të hidhte tezën e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

“Është problemi i atyre që morën përsipër të quajnë luftë civile, luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Atyre që morën përsipër të nxjerrin dogmën se çdo marrëveshje është më e mirë se pa gjë. Këta dilnin dhe përhapnin nëpër Shqipëri dhe Kosovë idenë e super kapitullimit sipas të cilës, çdo marrëveshje është më e mirë se pa marrëveshje. Nuk thotë as Batoni që s’ka qenë agjent, por që Batoni është një eksponent, shefi i Miladinit. Ata për një vit e gjysmë bombarduan popullin e Kosovës, e shndërruan si në kohën e Millosheviçit. Sa isha në pushtet, nuk guxuan të nxjerrin tezën e ndryshimit të kufijve, e shkëmbimit të territoreve. S’mund të them që e kishin nga unë, por fakti që sa ika unë nga pushteti, u bënë bashkë me Ramën… Mashtruan gjithë botën se Kosova ishte dakord. Askush në Kosovë përveç dy personave nuk ishte dakord”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Ish-kryeministri mohoi akuzat sipas të cilave, Baton Haxhiu ka drejtuar një pçrej fushatave të Partisë Demokratike, kur në krye të saj ishte pikërisht ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY