E dhimbshme/ Rrezikon jetën në burg, emigranti i dënuar nuk lejohet të...

E dhimbshme/ Rrezikon jetën në burg, emigranti i dënuar nuk lejohet të shkojë në spital

82
0
Shares

Sot në rrjetin social po qarkullon një njoftim nga “Rrjeti i Solidaritetit të Burgosurve” ku me anën e një fotografie të një të burgosuri, ku fare mirë shihet se ai në pjesën e barkut ka një lungë të madhe, dhe kërkojnë publikisht që i dënuari të dërgohet në spital dhe jo të mbahet me depon pasi jeta e tij përbën rrezik.

Akuza nga të burgosurit e burgut të Shën Stefanit në Patras.

“I burgosuri është në këtë situatë që shihet në foto dhe ka dhimbje të tmerrshme, burgu refuzon ta marrë dhe ta dergojë në spital, por i jep vetëm depon”, tha njëri nga bashkëvuajtësit e tij.

“Qeveria e “Nea Dhimokratia” tregon fytyrën e saj të djathtë duke filluar nga më të dobëtit. Ne nuk harrojmë se gati 2 vjet më parë shoku ynë vdiq nga një inflamacion në dhëmb sepse thjesht burgu refuzoi ta marrë atë në një spital, qindra të vdekur që kishim në vitet e fundit për vetëm se askush nuk kujdeset për ne…  Është e qartë se për ata nuk ekzistojnë Burgjet por ka vetëm bodrume për torturë”, tha një tjetër.

Gazetari i Fax News duke iu referuar mediave greke, thotë se nga komunikimi me këtë rrjet u mësua se i dënuari është 30 vjeç nga Bangladeshi dhe ka ditë që kërkon mjekim ne spital, pasi ende nuk është parë nga mjeku.

“Liria është sipërfaqësore dhe se të denuarit pas denimit do ta rifitojnë atë liri për sa vite jetë që u ka mbetur, por tre gjëra në jete për ta janë: O të bëhesh budalla, o të çmëndesh ose të behesh nevrik dhe ti japësh fund jetës. Por…askush nuk e dëshiron këtë…!”, raporton gazetari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY