Universiteti i Harvardit ka pezulluar ekipin e meshkujve të skuadrës së saj të futbollit, pasi lojtarët bënin komente seksiste për anëtaret femra të ekipit.
Në një dokument të zbuluar nga gazeta studentore e Universitetit të Harvardit, tregohej vlerësimi me pikë se sa tërheqëse ishin lojtaret femra, si dhe komente posaçërisht seksiste. Presidenti Drew Faust i quajti këto sjellje “të tmerrshme”. Ekipi, që aktualisht mbante vendin e parë në Ivy League, do të humbasë pjesën tjetër të lojrave të tij këtë sezon. Në atë çfarë raporti tregonte, ishte se kjo ishte një traditë vjetore, ku lojtarët meshkuj të futbollit në Harvard qarkullonin dokumente me fotot e sportisteve femra, që vlerësonin atraktivitetin e tyre nga një deri në 10 madje duke dhënë edhe arsyet për vendimet e tyre. Ata gjithashtu vinin në dukje se cilën pozë seksuale ata mendonin se vajzat në fjalë do të preferonin. Deri kohët e fundit, raporton gazeta Harvard Crimson, dokumentet që nga vitit 2012 ishin të aksesueshme publikisht në Google. Javën e kaluar, pasi historia u bë publike, sportistet femra në fjalë thanë se ishin “tmerruar për faktin se atletët femra që ndjehen krenare për aftësitë e tyre janë ulur aq poshtë duke u vlerësuar për pamjen e tyre fizike”. Drejtori i universitetit të atletikës, Robert Scalise, ka thënë: “Është shumë zhgënjyese dhe shqetësuese që meshkujt e kanë bërë këtë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/