1500 euro për transport klandestinësh, zbulohet rrjeti kriminal, 5 persona në pranga

1500 euro për transport klandestinësh, zbulohet rrjeti kriminal, 5 persona në pranga

89
0
Shares

Finalizohet në Pogradec operacioni i koduar “Klandestinët”, ndërsa në pranga ranë 5 persona pasi akuzohen se po transportonin 19 klandestinë. Ndërkohë 1 tjetër u shpall në kërkim.

Burime zyrtare nga policia thanë se kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.
Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:
• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.

PogradecVijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Finalizohet operacioni policor, i koduar “Klandestinët” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.Kapen duke transportuar 19 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku falë veprimeve të mirëorganizuara kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: • H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi: • E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë".

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 25 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY