Tabutë e krijuara në shekuj e vështirë është të kalohen.
Ndoshta për shumicën e shqiptarëve tingëllon çuditshëm po të dëgjojë për “Një plumb në pajën e vajzës”, apo për “çarçafë që vareshin në oborr” që të shihte gjithë lagjia se nusja e kësaj derë ishte e virgjër.
Pikërisht tabuja e virgjërisë, duket se është ende prezente në Shqipëri. Historia e një 36-vjeçari nga Burreli, që la bashkëshorten 48 orë pas martese, pasi pretendon që nuk e ka gjetur të virgjër, u tregua sot nga vetë ai në studion e ‘Emisionit me Zemër të Hapur”.
Avni Allmeti, që jeton në Durrës tha se ishte një njeri familjar që i pëlqenin zakonet dhe traditat e pikërisht për këtë vendosi të martohej me mblesëri.
Ai pretendon të jetë gënjyer nga bashkëshortja për virgjërinë dhe prandaj e ka kthyer atë në shtëpinë e prindërve.
Kthimi, cënimi i nderit të nusjes ka shkaktuar shqetësim tek familja e saj, të cilët e kanë kërcënuar 36-vjeçarin me jetë, e për këtë ai është ngujuar brenda banesës së tij.
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” Avniu tregoi njohjen me bashkëshëshorten, po ashtu edhe se kishte pasur shumë femra të tjera para saj, gjë që e bënte ekspert në njohjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/