Presidentit të Kukësit i vjedhin në makinë 2 mln lekë dhe celularin

Presidentit të Kukësit i vjedhin në makinë 2 mln lekë dhe celularin

66
0
Shares

Klubi i Futbollit të Kukësit ka mohuar lajmet që të jetë vjedhur makina e presidentit të saj, Safet Gjici, duke theksuar se janë vjedhur vetëm disa sende në makinën e shoferit personal të Presidentit të klubit, një shumë prej 200 mijë lekësh të rinj, një telefon celular si dhe disa dokumente.

Sipas deklaratës, në momentin e ngjarjes, Gjici nuk ka qenë në makinë.

“Shoferi personal i presidentit, Rrahman Lushaj, ka qenë vetëm në makinë dhe ka ndalur në rrugën e “Kavajës”, për të blerë diçka dhe gabimisht ka lënë makinën hapur. Në këtë moment, duke përfituar nga rasti keqbërësi ka hyrë në makinë dhe ka marrë një çantë që përmbante një shumë prej 200 mijë lekësh të reja, dokumente dhe një celular”,sqaron klubi.

“Presidenti Safet Gjici ka qenë duke dhënë një intervistë me gazetarët në ambientet e lokalit të tij, te “Ura e Tabakëve”, në ato momente që ka ndodhur ngjarja. Menjëherë pasi ka marrë vesh lajmin ka urdhëruar që të bëhet denoncimi në Polici. Tashmë, ngjarja i ka kaluar në llogari organeve përkatëse që po punojnë për kapjen e autorit”,thuhet më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY