VIDEO/Vasili rikthen deklaratat për negociatat: A do ta padisë Macron kryeministrin Rama...

VIDEO/Vasili rikthen deklaratat për negociatat: A do ta padisë Macron kryeministrin Rama për shpifje?!

110
0
Shares

Deklarata e Presidentit Macron, teksa jepte arsyet për moshapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, qarkulloi kudo në rrjet.

Sipas fjalëve të Macron, per Shqipërinë kishte disa vende kundër dhe KE nuk arriti në unaminitet të jepte dritën jeshile. Por nga ana tjetër, qeveria shqiptare nuk e pranoi si arsyetim, deklaratat e Macron, duke e cilèsuar si një problem të brendshëm të BE e cila nuk ishte gati te pranonte vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të njëjtën logjikë arsyetimi ndoqi dhe kryeministri Edi Rama, i ftuar në nje debat televiziv. Fjalët e tij kanë rënë në vesh te ish-deputetit Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI deklaroi se dje kryeministri Edi Rama teksa fliste për negociatat nxori si gënjeshtar presidentin francez Emannuele Macron. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili shtron pyetjen nëse Macron do ta padisë Ramën për shpifje, dhe ketu i referohet deklaratës së Macron në mbledhjen e fundit, pamjet te cilat i ka risjellë.

Skandali. A do ta padise Makroni kete Edi Ramen per shpifje???(VIDEO). nDje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha:

“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka.”Presidenti Makron shume qarte, me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise. Ja deklarata e Presidentit Makron:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.

A do ta padise per shpifje Presidenti Macron kete Edi Ramen??
Sigurisht qe jo. Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë. Ne jemi te detyruar, sigurisht nga halli, sepse na ka mbetur i marri ne dere.
Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen”, shkruan Vasili.

Skandali.A do ta padise Makroni Edi Ramen per shpifje???(VIDEO).Dje Edi Rama ne menyre te pacipe dhe plotesisht i vendosur ne zanatin e genjeshtarit ordiner,pa qene hiç fare prezent ne tavolinen ku diskutoheshin negociatat,duke u perpjekur te nxjerre genjeshtar Presidentin Makron tha:"Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë:Holanda dhe Damimarka."Presidenti Makron shume qarte,me ze dhe me figure deklaroi se nje shumice vendesh ishin kunder Shqiperise.Ja deklarata e Presidentit Makron:"Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë".A do ta padise per shpifje Presidenti Makron kete Edi Ramen??Sigurisht qe jo.Askush nuk e ka kohen teper qe te merret me nje te marrë.Ne jemi te detyruar,sigurisht nga halli,sepse na ka mbetur i marri ne dere.Megjithate shiheni edhe nje here ne VIDEO deklataten e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile,qe te bindeni se cfare genjeshtari ordiner kryeminister kemi ne me kete biçimin Edi Ramen.

Publiée par Petrit Vasili sur Jeudi 24 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY