Shqiptarët kapen me 100 mijë paund kokainë, por mohojnë njohjen midis tyre

Shqiptarët kapen me 100 mijë paund kokainë, por mohojnë njohjen midis tyre

123
0
Shares

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë kapur duke trafikuar një kilogram kokainë me vlerë deri në 100 mijë paund për në Norwich nga Londra. Adison Neziri dhe Abedin Jata u vëzhguan nga policia në një taksi në Norwich verën e kaluar.

Prokurori Andrew Jackson i tha gjykatës se dy burrat kishin ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria, por ishte e paqartë se sa kohë kishin qenë atje.

Ata erdhën në vëmendjen e policisë në Norwich më 31 korrik kur oficerët vunë re një minicab duke marrë një pasagjer, që ishte Neziri.

“Makina ishte drejtuar në Bell Road afër rrugë Sprowston dhe Neziri doli nga makina. Mbante me vete një çantë transporti dhe hyri në një rrugë duke u zhdukur nga pamja. Pak kohë më vonë u kthye në makinë dhe të tre u arrestuan. Neziri kishte me vete një grup çelësash me të cilët policia ishte në gjendje të hapte një banesë në Rrugën Sprowston”, tha Prokurori.

Atje gjetën një bllok kokaine prej 995 gramë, ndërkohë që u gjetën edhe disa porcione. Në total, droga kishte një vlerë rruge deri në 100,000 sterlina.

Hetuesi Philip Misner tha se 24 vjeçari Jata vepronte si korrier, por ai nuk u tregua i gatshëm të jepte kodin “Pin” të dy telefonave celularë që iu kapën.

Dhe gjykatësi Andrew Shaw tha se ai nuk ishte i gatshëm të dënonte Jatën pa zbuluar të tjera detaje.

Misner tha se taksia ishte prenotuar nga një njeri që shoferi e njihte si ‘Toni Shqiptar”.

Jata pretendoi se nuk e njihte as “Tonin shqiptar” dhe as të arrestuarin tjetër, megjithëse ishte “plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij”.

Kur u kundërshtua deklarata, ai i kërkoi gjykatës të “harronte gjithçka që sapo thashë”.

David Stewart, për Nezirin tha se ai vinte nga një “familje e respektuar” në Shqipëri dhe erdhi në Norfolk për të gjetur punë.

Jata, pa vendbanim të rregullt dhe Neziri, do të kthehet në Gjykatë më 29 nëntor për t’u njohur me dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY