FOTO/ Shqiptari dëbohet nga Italia, vjen në Shqipëri, ndryshon mbiemrin, por prangoset

FOTO/ Shqiptari dëbohet nga Italia, vjen në Shqipëri, ndryshon mbiemrin, por prangoset

199
0
Shares

Një shqiptar 27 vjeç është arrestuar nga policia italiane në territorin e Santa Venerinës, në zonën e Catanias. Ai kishte ndryshuar mbiemrin dhe tashmë identiteti i tij ishte Ismet Kajliç.

Tashmë me mbiemrin Kaljiç, shqiptari iu prezantoi autoriteteve italiane një pasaportë të rregullt me identitetin e ri, të lëshuar nga autoritetet shqiptare më datë 31 maj 2019, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi mbiemrin, duke shpresuar se kështu nuk do të mësohej se kush ishte në të vërtetë.

Mirëpo, karabinierët dyshuan shumë te shqiptari, për shkak se ai për të mbërritur në Itali, kishte udhëtuar në një sërë shtetesh në Ballkan dhe nuk kishte udhëtuar nga deti, e cila është edhe rruga më e shkurtër. I riu nga Shqipëria kishte zgjedhur rrugën më të gjatë.

27-vjeçarit i ishte caktuar se për së paku 3 vjet nuk mund të shkelte në territorin italian, por ai e theu këtë urdhër. Përpos kësaj, ai i kishte dërguar vëllait disa pamje të tmerrshme ekzekutimesh plot gjak. Policia arrestoi të riun shqiptar dhe e dërgoi pranë komisariatit lokal, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY