Trafikanti shqiptar i drogës plumba Policisë në kufirin me Greqinë

Trafikanti shqiptar i drogës plumba Policisë në kufirin me Greqinë

67
0
Shares

Një shkembim zjarri ka ndodhur ditën e sotme ne kufirin greko shqiptar. Ku nnjë trafikant droge ka qëlluar mbi policinë e Igumenices në fshatin Anavrito. Policia greke tentoi te nderhynte teksa nje mjet ka tentuar te marre nje ngarkese qe dyshohet te jete mbi 100 kg marijuane. Droga ishte kaluar nga disa trafikante nga kufiri i gjelber dhe ishte fshehur. Ne momentin qe ka shkuar mjeti ta marre ka nderhyre policia por trafikanti, qe dyshohet te jete shqiptar ka hapur zjarr ndaj policise dhe eshte larguar me vrap per ne drejtim te tokes shqiptare. Nuk raportohen persona te lenduar. Forca te shumta te policise greke kane shkuar ne vendngjarje. Ne nje deklarate zyrtare Policia me pas sqaroi: “Ne vendngjarje jane 5 canta dyshohet me mbi 100 kg. Personi qe ka qelluar ishte duke ruajtur drogen ne pritje te nje makine qe do vinte ta merrte”. Fshati Anvarito eshte ne kufi me fshatrat Janjar e Karroq te Sarandes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY