Drejtori i spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri ka folur rreth helmimit të nxënësve në shkollën e Shupenzës.
Sipas tij, në spital kanë shkuar tre vajza, njëra prej të cilave në gjendje të rëndë.
“Vajza në gjendje më të rëndë u nis për në Tiranë. Shkaqet e helmimit nuk i zbardhim ne”, është shprehur Bitri, përcjell Ora News.
Për ngjarjen kanë folur edhe prindërit.
“Fëmijët kanë ndjerë erë të keqe kur janë kthyer në klasë pas pushimit të gjatë. Një mësuese i ka mbajtur në klasë ndërsa ndihej era e keqe”, ka thënë një prej prindërve.
Përdorimi në klasë i një aromatizuesi dyshohet se është shkaku helmimit të rreth 14 nxënësve të shkollës së mesme të Shupenzës. Ndërkohë Policia e Dibrës thotë se sprajt me aromë, i cili nuk specifikohet ende, është hedhur në klasë nga një prej nxënësve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/