Analiza e Mustafajt: Vendi do të shkojë në zgjedhje në pranverën e...

Analiza e Mustafajt: Vendi do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme

83
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në News 24, u shpreh besimplotë se palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se për ta bërë atë realitet, palët fillimisht duhet të shprehin vullnet të qartë, dhe këtë qëndrim më pas duhet ta materializojnë.

Duke folur për modelet e sistemit zgjedhor, ish-ministri i Jashtëm, Bensik Mustafaj tha se ai personalisht mbështet sistem proporcional me lista të hapura, ndërsa tha se sistemi maxhoritar nuk i përshtatet gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria.

Por si i lexon ai kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve drejtuar partive politike për të vijuar pa humbur kohë me reformën zgjedhore, për këtë Mustafaj dha këtë përgjigje: “Në analizën time vendi do të shkojë në zgjedhje në pranverë se nuk bën. Ndërkombëtarët lënë të kuptohet se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë urgjente. Një njeri që lexon gjuhën e padeklaruar të ndërkombëtarëve besoj se do të arrinte në këtë përfundim”-tha ai.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Theksi i politikës është kthyer te reforma zgjedhore, mendoni se ka shans që palët do të ulen për këtë reformën?

Mustafaj: Unë mund të them se ka mundësi të bëhet reforma zgjedhore dhe atëherë kur mundësia kthehet në shans gjithçka mund të arrihet, mjafton të ketë një vullnet. Palët kanë humbur kaq kohë, muaj dhe vite duke ecur paralel dhe nuk kanë pjekur një mendim të qartë se çfarë duhet të ndryshohet në këtë sistem elektoral.

Pyetje: Si e shikoni sistemin maxhoritar?

Mustafaj:Unë kam bërë njëherë zgjedhje me sistemin maxhoriotar në ’91. Unë gjatë gjithë jetës sime janë zgjedhur me sistem maxhoritar, me përballje direkte me dikë. Në Francë sistemi është maxhoriatar dhe është bërë për të eliminuar nga parlament Le Pen. Sistemi maxhoritar ka këtë hile sepse i përjashton të vegjlit. E mira është që mbeten dy palë. Në sistemin maxhoritar i fortë do të marrë zonën dhe do të fitojë. Marionetat e tyre lokale do të jenë në Kuvend, për mua ky sistem është i pazoti të përballet në Shqipëri po të kemi parasysh sasinë e parave të pista që janë në qarkullim. Unë jam partizan për një sistem proporcional me lista të hapura. Në takimet që kam pasur me zotin Basha, ai nuk më ka folur asnjëherë për këtë opsion që ka ai për sistemin zgjedhor . Nëse është propocional i pastër, unë mendoj se kjo deklaratë, zoti Basha ka arriti pasi e ka pjekur me aleatët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY