PD liston 9 kushtet e Gjermanisë. “ Rama nuk ka vullnet për...

PD liston 9 kushtet e Gjermanisë. “ Rama nuk ka vullnet për plotësimin e tyre

84
0
Shares

PD liston 9 kushtet e Gjermanisë nderkohe qe thekson se “ Rama nuk ka vullnet për plotësimin e tyre dhe nisjen e negociatave”.

Deklarata e PD:

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë:

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.
3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.
4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.
5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).
6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.
7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.
8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.
9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!

Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY