14 nxënës të shtruar në spital, policia: Si ndodhi helmimi në gjimnazin...

14 nxënës të shtruar në spital, policia: Si ndodhi helmimi në gjimnazin e Bulqizës

130
0
Shares
Spitali Peshkopise

Policia e Dibrës ka dhënë informacionet zyrtare pas ngjarjes që ndodhi në një shkollë të mesme në Shupenzë, ku u helmuan disa nxënës.

Raportohet se disa prej nxënësve filluan të shfaqin probleme shëndetësore pasi një prej tyre hodhi sprajt me aromë në klasë.

Fëmijët janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Peshkopisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht 14 nxënës të helmuar po marrin ndihmë mjekësore, disa në Bulqizë dhe disa në Dibër.

“Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY