Pas padisë së Ramës gjykata dënon ish-deputeten, Tabaku: S’kam frikë nga padrejtësia,...

Pas padisë së Ramës gjykata dënon ish-deputeten, Tabaku: S’kam frikë nga padrejtësia, beteja vijon në Apel

95
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjobë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Sipas informacioneve mësohet se  Tabaku është dënuar për shpifje pas padisë së bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Dhe pse Rama kërkoi 1 milionë lekë, Tabaku pas vendimit të gjykatës është e detyruar që të paguaj një shumë prej 300 mijë lekësh. “Detyrimin e palës së paditur, Jorida Tabaku, t’i paguajë paditesit Edi Rama si dëmshperblim për dëmin jopasuror të shkaktuar nëpërmjet deklarimit të saj në faqen Facebook të datës 25.10.2018 shumën prej 300 mije lekë”- thuhet në vendim.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i ish-deputetes, e cila thotë se kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje. Ish-deputetja u padit nga Rama, lidhur me një deklaratë të bërë nga ish-deputetja demokrate, për lojërat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë kohës së qeverisjes së Rames.

Edhe sot, ish-deputetja i qendron kësaj deklarate, duke sqaruar dhe njëherë opinionin publik lidhur me kete vendim.

Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve. Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten. E vërteta triumfon përherë”,-shprehet ish-deputetja.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY