Reforma zgjedhore/Opozita përsërit qëndrimin e saj: Nuk është çështje e Parlamentit, por...

Reforma zgjedhore/Opozita përsërit qëndrimin e saj: Nuk është çështje e Parlamentit, por e partive politike

76
0
Shares

Ashtu si ishte njoftuar opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore.

Pas kësaj mbledhjeje ka folur për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai deklaroi se kjo mbledhje tregon angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore, duke përsëritur disa nga kërkesat e PD.

“Dua të theksoj që mbledhja e grupeve të ekspertëve të opozitës është një tregues i qartë i angazhimit të opozitës për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk është e nuk mund të jetë çështje e parlamentit të Shqipërisë. Janë përcaktim të rregullave të lojës për partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Në zgjedhje nuk merr pjesë parlamenti por partitë politike ndaj janë ato që duhet të përcaktojnë rregullat.

Opozita ka qenë e angazhuar për të bashkuar edhe me palën tjetër me Kuvendin monist, që vijon punën. Produkti i sotëm është dakordësuar me konsensus të plotë të të gjitha partive. Sot u diskutua për financimin e fushatave dhe partive politike si edhe çështje të mekanizmit zgjedhor.

I kemi propozuar një mekanizëm për t’u angazhuar bashkarisht. Reforma zgjodhore është kusht për hapjen e negociatave. Kemi propozuar një mekanizëm për të bashkëpunuar me palën tjetër. Bundestagu nuk kërkon vetëm miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por një reformë zgjedhore me konsensusin e partive. Është detyrë e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi opozitën. Opozita është në rolin e vet, në mbrojtje të interesit të qytetarëve, për të përmbushur këtë kusht të Bundestagut gjerman.”,-deklaroi Bardhi.\

Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 24 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY