Ministri i Jashtëm i Greqisë i përgjigjet Ramës: Me historinë duhet të...

Ministri i Jashtëm i Greqisë i përgjigjet Ramës: Me historinë duhet të jemi seriozë

57
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka reaguar për fjalën e mbajtur ditën e djeshme në parlament nga kryeministrit Edi Rama në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri.

Kotzias, i kujton kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione.

Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Ëaszcykoëskin.

“Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg.

Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe fiksionet e mëvonshme.”, tha ministri grek.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama për Akropolin.

“Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke.”, theksoi ministri grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY