Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës në Durrës, akuzat ndaj saj pas 30-Qershorit

Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës në Durrës, akuzat ndaj saj pas 30-Qershorit

131
0
Shares

Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi.

Raportohet se ajo ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, ndersa kete post e mbante që prej vitit 2013.

Qeleshi është përmendur shumë kohët e fundit sidomos. Vetëm pak pas zgjedhjeve te 30 qershorit, emri i saj u lakua ne kohen kur iu dha mandati nga gjykata kryetares se re te bashkise se Durresit, Valbona Sakos.

Gjykata e Durrësit kishte marrë një vendim për mos njohjen e mandatit të Sakos, dy ditë më pas e njëjta çështje u gjykua në të njëjtën Gjykatë ku drejtonte Qeleshi, duke i dhënë mandatin Sakos.

Asokohe pati reagime te forta se vendimi ishte dhene me urdher nga lart, akuza të cilat implikonin dhe Qeleshin.
K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY