“Sfida për Shqipërinë” sulmon superbiznesmenin shqiptar: Vetëm Samir Mane është i qartë...

“Sfida për Shqipërinë” sulmon superbiznesmenin shqiptar: Vetëm Samir Mane është i qartë për Himarën!

192
0
Shares

Drejtuesi i “Sfidës për Shqipërinë” ka ndërhyrë në debatin që po zhvillohet për ndërtimet në Himarë duke vënë theksin tek klientelizmi i qeverisë shqiptare ndaj eksponentëve të caktuar të biznesit.

“Me debatin bosh të Himarës, Kryeministri po shkon në drejtimin e kundërt të problemeve që kanë shqiptarët. Për shqiptarët është problem arsimi, rendi dhe ekonomia! Jo financat e shifrave në ajër të Ahmetajt, por ekonomia e pamundëdisë për të arritur në fund të muajit pa marrë borxh.

Edhe për Himarën, problem nuk janë deklaratat në Greqi për Ramën, por është mungesa e çertifikatave të pronës në atë zonë. Himara është në Shqipëri, e Shqipërisë, dhe nuk ka këmbë për të ikur. Këto janë debate artificiale larg interesave të njerëzve të Himarës dhe vendit!

Banorët jetojnë me frikë në Vuno se kur Ramës mund t’i shkrepet të shembë shtëpinë e rradhës sepse nuk i kënaq syrin artistik dhe nuk kanë qartësi se si mund të zhvillojnë pronat e tyre për turizëm. Vetëm Samir Mane ka qartësi në Himarë. Të tjerët janë në terror. Shqiptarët janë gati ta sfidojnë këtë klasë politike. Shqiptarët janë gati ta shembin këtë teatër të trishtuar, për të ndërtuar atë që u mungon. Shpresën”, deklaron Gjergj Bojaxhiu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY