Fjalori banal në rrjetet sociale, burri i zv.ministres kërkon falje: Kam qenë...

Fjalori banal në rrjetet sociale, burri i zv.ministres kërkon falje: Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve

123
0
Shares

E ka ndjerë detyrim të kërkojë falje publike, pasi “tërboi” rrjetin me fjalorin e tij banal. Bashkëshorti i zv.ministres Rovena Vodës, Aurel Voda, u shkarkua sot nga detyra e tij me firmën e ministres Ogerta Manastirliu.

Ai kërkon falje publike për fjalorin  e përdorur, ndërsa thekson se në punën që ka kryer në FSDKSH ka menaxhur më së miri taksat e qytetarëve shqiptarë.

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. 

Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.

Iu kërkoj falje edhe atyre.Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”,-ka qënë postimi i tij në rrjetet sociale.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY