“Kjo ngjarje flet kundër qeverisë”, Manjani: Nuk do flitej për sulm terrorist...

“Kjo ngjarje flet kundër qeverisë”, Manjani: Nuk do flitej për sulm terrorist nëse nuk do të ndërtohej kampi i Muxhahedinëve

104
0
Shares

Pasi policia njoftoi se kishte parandaluar një sulm terrorist në Shqipëri, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani, i cili bën vetëm një pyetje të thjeshtë.

Sipas tij, ky sulmi terrorist iranian a do planifikohej të ndodhte nëse qeveria nuk do lejonte ngritjen e kampit të Muxhahedinëve?!

Manjani e kthen vetë përgjigjen duke siguruar publikon për JO. Më tej, ish-ministri komenton ekzistencën e kampit të Muxhahedinëve ku shton se ngjarja ku policia kapi një grup terrorist, flet veç kundër qeverisë.

Atëhere pse duhej ai kamp?! Kush e mori atë vendim?! A i pyetën Shqiptarët për këtë gjë?! Me çfarë kostosh dhe mbi të gjitha me çfarë rrisqesh mbahet këtu ai Kamp?!

Me këto pyetje, pa përgjigje bindëse kudo në BE dhe Ballkan qeveria do kishte rënë dhe do ishte harruar.

Ndaj edhe kjo ngjarja ku policia kapi një grup terrorist, flet veç kundër qeverisë. Ulëret madje kundër qeverisë së papërgjegjshme para popullit të vet.

Le pastaj ti hyjmë arsyetimit se si i kapi Policia. Kam bindjen se ajo thjesht ka ekzekutuar thjesht “porositë” nga shërbimet përkatëse, që gjenden me shumicë në Shqipëri…

Prandaj shoku Kryeministër nuk e shmang dot vemendjen nga kërkesa për largimin e tik nga një detyrë që nuk e la fituar me vota dhe e mban, për të mos e ushtruar sipas interesit publik, me dhunë.Pas largimit të Tij, mund të ketë ndonjë zgjidhje..”-shprehet  Manjani.

K.B/DRONI.all

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY