DETAJE/Akuzohet si pjesë e celulës terroriste, kush është bosi i mafies turke,...

DETAJE/Akuzohet si pjesë e celulës terroriste, kush është bosi i mafies turke, lidhja me “Ronin e Shijakut”

113
0
Shares

Policia e shtetit  zbuloi sot strukturën e një celulë të rrezikshme terroriste iraniane. Në një konferencë për media, kryepolici Ardi Veliu publikoi emrat e celulës iraniane, që rezultonin të lidhur me bosin e mafies turke, Adbulselam Turgut.

Turgut është një emër i njohur për autoritet shqiptare, pasi në 2011 është arrestuar në Rinas. Arrestimi në Rinas u bë për llogari të Drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se ka trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.

Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës. Pas arrestimit të shtetasi turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të sigurimit Arrest ne burg me afat 40 dite për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.

Por, në një vendim të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Gjin Gjoni, u vendos që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në shtëpi.

Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Bosi i mafies turke rezulton të ketë pasur lidhje dhe me trafikantin shqiptar, Hekuran Hoxha, i njohur për drejtësinë si “Roni i Shijakut” dhe që dyshohet se është “koka” e bandës së rrezikshme të Avdylajve.

Sipas gazetës turke, Abdulselam Turgut ka pasur lidhje me një grup shqiptarësh të arrestuar në Durrës për sasi të mëdha heroine. Në Turqi mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me Abduselam Turgut, ishin akuzuar për trafikimin e një sasie prej 30.5 kilogramësh heroine të pastër./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY