Gjenden 39 persona të vdekur brenda kontenierit, policia angleze: Kamioni vinte nga...

Gjenden 39 persona të vdekur brenda kontenierit, policia angleze: Kamioni vinte nga Bullgaria

128
0
Shares

39 persona janë gjetur të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në Essex.  Të 39 personat u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe shoferi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasje.

Automjeti besohet se ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në Holyhead në Uells të Shtunën.

Për SkyNews, Shefi i Inspektorit të Policisë Essex, Andrew Mariner tha: “Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar atë që ka ndodhur.

“Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë.

“Ne besojmë se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në vend në Holyhead të Shtunën 19 Tetor dhe ne jemi duke punuar ngushtë me partnerët tanë për të hetuar. Ne kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin i cili mbetet në arrest policor ndërsa vazhdojnë hetimet tona.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY