Tropoja, Puka dhe Kukësi janë zbardhur nga bora në orët e mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 800 metër ndërsa trashësia e saj arriti në 10 cm.
Shishtaveci, Topojani, Arrni, Kalisi, Grykecaja, Bushtrica, Zapodi e disa zona të tjera në Kukës, Pukë, Has e Tropojë, tashmë janë nën pushtetin e dëborës, e para për këtë vit.
Sipas Meteoalb-it, fundjava do të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërsa gjatë javës së ardhshme shirat do të kenë intensitet të lartë, që do të sjellin edhe përmbytje në zona të caktuara të vendit.
Më problematike situata do të paraqitet ne veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore.
Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 22 gradë C, sipas meteoalb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/