Integrimi/Kryeministri Mitsotakis i kujton dhe njëherë Shqipërisë kushtin

Integrimi/Kryeministri Mitsotakis i kujton dhe njëherë Shqipërisë kushtin

107
0
Shares

Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis i ka rikujtuar dhe njëherë Shqipërisë kushtin, dhe pse për të folur për negociatat do të duhet dhe disa muaj. Për Shqipërinë kujton respektimin e minoritetit grek.

“Greqia është në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse transformon një faktor stabiliteti në rajon, por gjithashtu sepse është një levë demokratike e domosdoshme për të modernizuar fqinjët tanë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale” ka thënë  kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në mbrëmje, gjatë fjalimit zyrtar në Selanik.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, kusht për progres të përbashkët, për të çelur një moment rrugën europiane për Shqipërinë, është respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre”,thekson Mitsotakis.

Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, por ka theksuar se pala greke tashmë e respekton plotësisht dhe nuk dëshirojnë peripeci të tjera për Greqinë.

k.b/droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY