FOTO/E teproi me fjalorin banal në rrjet, Manastirliu shkarkon bashkëshortin e zv.ministres...

FOTO/E teproi me fjalorin banal në rrjet, Manastirliu shkarkon bashkëshortin e zv.ministres Rovena Voda

380
0
Shares

Prej disa ditësh, fjalori banal i bashkëshortit të zv.ministres  Rovena Voda nuk kishte si të mos binte në sy. Aurel Voda shpërtheu pas dështimit të negociatave, ku për ti ardhur në mbrojtje socialistëve, shante me fjalor të pistë deklaratat e liderëve apo iu kthehej komentuesve në rrjetet sociale.

Por Voda ka marrë dënimin e merituar, pasi është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Twitter. Aurel Voda mbante postin e drejtorit të shërbimit parësor dhe spitalor, FSDKSH.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Ja disa prej komenteve dhe statuseve të tij me fjalor të papranueshëm:

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY