Kryegjyqtari Guximtar Boçi dëshmon në Prokurori, si e shpjegon ai skandalin...

Kryegjyqtari Guximtar Boçi dëshmon në Prokurori, si e shpjegon ai skandalin seksual

124
0
Shares

Në foto, gjyqtari Boci dhe avokati i tij Visha

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi tashmë i pezulluar edhe nga detyra e gjyqtarit, ka treguar se si e kupton ai kërkesën për favore seksuale ndaj një 38 vjeçare kundrejt ndihmës në proceset gjyqësore.

Boci ka dëshmuar sot mbi 1 orë e 30 minuta para grupit hetimor duke mohuar në mënyrë kategorike takimin me 38 vjeçaren, njohjen me atë apo edhe bisedën e publikuar nga emisioni investigativ në Stop ne tv Klan.

Sipas tij audio-përgjimi është montazh dhe i pavërtetë, duke hedh dyshime për integritetin moral të kallëzuese.

Gjyqtari Boçi ka shprehur gadishmërinë dhe ka kërkuar ballafaqim me 38 vjeçaren, të cilën e mohon se e ka njohur. Gjithashtu, ai ka shprehur kërkesën për ballafaqim edhe me gjyqtaren Blerta Çibuku, e cila një ditë para deklarimeve të ish-kryetarit, pranoi se ky I fundit I kishte kërkuar ta shikonte me përparësi padin e 38 vjeçares. Nga ana tjetër, avokati ka kërkuar ekspertim të audio-përgjimit, duke pretenduar se nuk është zëri i klientit të tij, gjyqtarit të pezulluar Guximtar Boçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY