MILIONA EURO/Rreth 10 ton hashash kapet për një muaj

MILIONA EURO/Rreth 10 ton hashash kapet për një muaj

127
0
Shares

Mbi 10 ton hashash dhe mbi 55 mijë rrënjë kannabis sativa janë bllokuar nga policia vetëm muajin e fundit. E llogaritur në euro ato shkojnë nga 5 milionë euro përfitim tek shitësit e parë dhe deri në 50 milionë euro në shitësit e dorës së fundit.

Këto shifra rrëzojnë pretendimet e policisë se rreth 99 % e parcelave të hashashit në gjithë Shqipërinë janë shkatërruar, sipas abc news.

Vetëm 27 ditë nga kjo deklaratë, kur policia thotë se ka asgjësuar mbi 99 % të parcelave të mbjella me hashash, është vet policia e shtetit që ka shpërndarë shifra alarmante të sasive të bllokuara.

Abc news ka bërë një përllogaritje të lëndës narkotike, të bllokuar gjatë periudhës 7 Tetor deri 3 Nëntor të këtij viti, të komunikatave që ka shpërndarë vetë policia e shtetit për mediat. Sipas këtyre të dhënave, vetëm gjatë 27 ditëve, vetë policia e shtetit ka bllokuar 10.5 ton hashash të tharë si dhe rreth 55 mijë rrënjë të bimës narkotike kannabis sativa, të mbjella ose në proçes tharje. Këto statistika, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit nuk ka asgjësuar të gjitha parcelat e mbjella në Shqipëri, siç u pretendua në konferencën për media bashkë me Guardia Di Financën. Arsyeja e shpërndarjes në media, të një statistike të tillë, mbetet për tu parë pasi ditët në vazhdim, po tregojnë se jo vetëm që nuk janë asgjësuar të gjitha parcelat por ka zona të caktuara të cilat vazhdojnë të punojnë të pashqetësuara nga Policia e Shtetit.

Të pyetur për ndonjë koment apo për statistikat e përllogaritura nga abc news, zyrtarisht Policia e Shtetit pranon këto shifra duke pretenduar se çdo ditë po punohet për të shkatërruar apo sekuestruar çdo bimë narkotike që është kultivuar në Shqipëri.

Te kjo shifër e cila çdo ditë po ndryshon, nuk janë përfshirë ato rastet kur media italiane ka njoftuar për bllokimin e mjeteve të lundrimit të mbushura me hashash. Vetë Policia, brenda 27 ditëve ka njoftuar se ka bashkëpunuar me policinë Italiane në dy raste, ku janë bllokuar në Itali rreth 1.2 ton hashash. Por nga përllogaritja e sasive të publikuara nga mediat italiane, kjo shifër kap rreth 6 ton hashash që kanë arritur të kalojnë drejt brigjeve italiane.

Sipas zyrtarëve të policisë italiane, vetëm 10 % e sasisë së drogave që futen në Itali arrihet të kapet dhe bllokohet, ndërsa 90 % e rasteve gomonet dhe mjetet e tjera arrijnë të transportojnë drogë në Itali. Sipas kësaj deklarate sasia e kultivuar dhe e pa kapur apo asgjësuar duhet të jetë shumë më e madhe.

Shumica e aksioneve të kryera në Shqipëri kanë përjashtuar policinë lokale në qytetet ku është zhvilluar aksioni sic ka ndodhur në ditët e fundit në Rreshën, më parë në Fushë-Krujë dhe Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY