Hajduti i Vaqarrit, dyshime për lidhje me ISIS, ja vizatimet në qeli

Hajduti i Vaqarrit, dyshime për lidhje me ISIS, ja vizatimet në qeli

405
0
Shares

Një i dënuar në burgun e Vaqarrit u gjet me piktura, vizatime dhe simbole të ISIS, ndërkohë që kanë filluar hetimet ndaj tij për dyshime të reja për lidhje me terroristët.

I Gjuni është i dënuar me dy vite burg për vjedhje dhe kishte pikturuar simbole të ISIS në dhomën e burgut. Kjo u konstatua gjatë një kontrolli rutinë në burgun e Vaqarrit, në periferi të kryeqytetit. Siç shihet edhe këto fletë të sekuestruara tashmë nga policia, 20 vjeçari i dënuar, pikturonte; armë, simbole të ISIS, pengje, etj.

Aktualisht janë shtuar masat e sigurisë në burgun e Vaqarrit ku mbahet i izoluar I.Gjuni, ndërsa kanë nisur hetimet për të. “Ende nuk dihet se cila është lidhja e Gjunit me këtë organizatë, ndërsa para hetuesve ai ka deklaruar se pikturat i ka bërë vetë”, raporton shqiptarja.com.

I.Gjuni rezulton i ndaluar nga Policia e Tiranës në 2015-ën, për akuzën e vjedhjes dhe dënuar nga gjykata në dhjetor të 2015 me dy vite burg.

Ai tashmë po hetohet për përhapje dhe mbajtje të mjeteve propagandistike terroriste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY