“E keni kollaj të pështyni, po shko çliroje ti”, komenti i Braçes...

“E keni kollaj të pështyni, po shko çliroje ti”, komenti i Braçes për çështjen e Alvinit befason ndjekësit në rrjet

102
0
Shares

Ajo që i shton doza të forta zhgënjimi historisë së Alvinit, shqiptarit 11-vjeçar që ndodhet ne kampet ne Siri, èshtë qëndrimi dhe komentet e anëtarëve të qeverisë shqiptare.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme në dy studio të ndryshme televizive, zëvendësministrat e qeverisë Rama nuk ishin në gjendje që të jepnin asnjë plan të qeverisë shqiptare, për të riatdhesuar gratë dhe fëmijët që ndodhen në kampet e Sirisë.

Teksa qindra qytetarër janë përfshirë kaq shumë pas dokumentarit të transmetuar nga Le Iene për Alvinin, më pak i prekur duket të jetë Braçe, i cili akuzon në rrjetet sociale qytetarët që shprehin ankth për situatën e të voglit. Gjatë një komenti në instagram, Braçe akuzon një prej qytetarëve se po ‘’pështyn” mbi këtë cështje, dhe se shumica e shqiptarëve e kanë të vështirë që të mendojnë.

“Po shko çliroje ti meqë je më trimi nga të gjithë! Merr me vete dhe ata që e çuan në Siri se vetë nuk shkoi apo jo? Madje merr dhe ndonjë Italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend”, shprehet Braçe duke fajësuar në këtë mënyrë shtetin Italian.

“Po si ka mundësi që e keni kollaj të pështyni dhe tmerr të vështirë të mendoni? Po si ka mundësi që këto rrjetet sociale ia kanë bërë akoma më të vështirë që të mendoni dhe fare të lehtë që të pështyni”, përfundon Braçe komentin e tij.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY