I gjenden 15 kg kanabis dhe armë, shpallet në kërkim zyrtari në...

I gjenden 15 kg kanabis dhe armë, shpallet në kërkim zyrtari në Çorovodë

135
0
Shares

Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim kryetarin e fshatit Barç, në Çorovodë, pasi i është gjetur lëndë narkotike dhe një armë gjahu.

Bëhet fjalë për zyrtarin D. H., ku gjatë kontrollit në banesën dhe magazinën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar 15 kg kanabis dhe armën e gjahut teke. Kryeplaku me iniciale D. H., 42-vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

“Në bazë të informacioneve të marra se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke,”-raportojnë uniformat blu.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY