“Më lironi tani se nuk kam lokal”, Gjykata lë në burg Mihal...

“Më lironi tani se nuk kam lokal”, Gjykata lë në burg Mihal Kokëdhimën

113
0
Shares

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën. Mihal Kokëdhima akuzohet për  veprat penale ‘kanosje’, ‘shkatërrim i prone’ dhe për  ‘dëmtime të tjera me dashje’.

Gjatë gjykimit të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës, pronarit të ish-restorant Panorma  i cili dhunoi turistët spanjollë.

Më herët ai kishte kërkuar ta lironin, per shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur në qelinë ku ndodhej.

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY