Josef Marxen, i njohur në Shqipëri si “Dom Zefi”
Cäcilia Giebermann në vitin 2008 mësoi, se daja i madh i saj do të lumturohet. Kjo e nxiti atë të vihet në kërkim të gjurmëve. Rezultati i kësaj pune është një libër dhe azili personal për një refugjat nga Shqipëria.
Si mund të reagohet ndaj lajmit, se daja do të pranohet si një martir kristian? “Fillimisht isha krejtësisht e befasuar, pothuajse e mbërthyer prej emocioneve. Por shumë shpejt vendosa të vihem në kërkim të gjurmëve.” Kjo ndodhi në vitin 2008. Ndërkohë kishte përfunduar procesi kishtar për lumturimin e Josef Marxen (1906-1946): Prifti gjerman të shtunën (05.11) do të lumturohet në Shqipëri bashkë me 37 viktima të tjera të regjimit të dikurshëm komunist. Por për Giebermann historia e Josef Marxens ende nuk është mbyllur. Madje amaneti i tij jehon edhe sot si një angazhim lidhur me çështjen aktuale të refugjatëve.
Në vitin 2008 teologia dhe mjeke me profesion mësoi shqip dhe vendosi kontakt me institucionet e kishës dhe të shtetit në Shqipëri si dhe udhëtoi dy herë në vendet, ku ka shërbyer prifti Josef Marxen i lindur në ëorringen të Këlnit. Ajo takoi edhe njerëz, të cilët e kishin njohur personalisht “Dom Zefin”. Të gjitha këto Giebermann i përmblodhi në një libër kushtuar vëllait të madh të gjyshes së saj.
Në vitin 1936 prifti i ri plot idealizëm shkoi në Shqipërinë e varfër, ku më shumë se gjysma e rreth njëmilionë manorëve ishin myslimanëm, e vetëm dhjetë përqind katolikë. Fillimisht ai ishte prift i Perlatit në malësi, nga viti 1941 ai shërbeu në Jube pranë Durrësit. Shumë shpejt njerëzit panë të habitur, se si “Dom Zefi” gjatë punëve për rindërtimin e famullisë punonte bashkë me punëtorët, nuk pranonte privilegje si të përdorte kalin, se si ai kujdesej pa drojë për trajtimin e plagëve dhe se si edhe në të ftohtë shkonte e kujdesej për bagëtinë në famullinë e largët. Për këtë mënyrë njerëzore sjelljeje misionarin e nderonin.
Me fillimin e diktaturës komuniste në fund të vitit 1944 Shqipëria e shpalli veten “vendin e parë ateist në botë” e kjo ua vuri jetënnë rrezik atyre pak të krishterëve në vend. Megjithatë prifti MArxen vendosi të qendrojë në Shqipëri. Atë e arrestuan dy herë dhe më në fund më 16 nëntor 1946 ai u ekzekutua natën në një pyll afër Tiranës. Një i bashkë-burgosur me të citon fjalët e 40 vje5arit para ekzekutimit: “Jam i lumtur. Unë do të vdes tani dhe në Shqipëri do të kujtohem, që isha një dëshmitar për Krishtin.”
Stërmbesa e tij Giebermann thotë, se “si vajzë e re unë pyesja për të gjithë motrat e vëllezërit e gjyshërve të mi, por pothuajse askush nuk dinte gjë të saktë për dajën Josef.” Kësisoj familja nuk e di as se ku ndodhet varri i tij. Ndërkohë edhe vëllai
Josef Marxen um die Zeit seiner Priesterweihe (Public Domain)
Josef Marxen, i njohur në Shqipëri si “Dom Zefi”
më i ri i tij, Alfonsi, ndërroi jetë në moshë të thyere. “Por për fat ai arriti ta mësojë lajmin, që Josefi do të lumturohet.”
Nismën për këtë e ndërmori në vitin 2002 kryeipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra. Edhe me të është takuar në Shqipëri stërmbesat e martirit Marxen. “Disa njerëz në Shqipëri madje më kanë kërkuar falje për vdekjen e dajës sim”, rrëfen e emocionuar 45 vjeçarja. I paharreushëm ka mbetur për të takimi me familjen, që sot jeton në famullinë e dikurshme të priftit Josef Marxen. “Në fillim njerëzit ishin shumë të ndrojtur dhe nuk e dinin, se nga t’ia nisnin me mua”, thotë Giebermann. Megjithatë ajo e ruajti kontaktin me prindërit e fëmijëve Pashkë, Kristian dhe Gjergj.
Teksa vitin e kaluar mijëra vetë erdhën si refugjat nga Shqipëria në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë ndër ta bënte pjesë edhe 22 vjeçari Gjergj. Sot ai jeton tek familja Giebermann – si aupair për pesë fëmijët. Natyrisht që me rastin e lumturimit të Josef Marxen edhe ai do te jetë i pranishëm në ceremoninë në Shqipëri.
Cäcilia Giebermann ka iniciuar edhe një aksion ndihme për një bebe të sëmurë rëndë në Shqipëri e kësisoj ajo përmbush edhe amanetin edajës së saj. Ajo dhe familja e saj duan të angazhohen më shumë për njerëzit në vendin e avrfër të Europës. “Daja im asokohe me plot vetëdije vendosi të shkojë në Shqipëri. Sot shumë shqiptarë vijnë tek ne. E ata nuk i shohin me sy të mirë”, thotë mjekja dhe teologia. Ajo do që kjo të ndryshojë në frymën e Josef Marxen, thotë Giebermann për KNA.
Të shtunën në Shkodër do të lumturohen 38 katolikë. Prefekti i konregacionit roman për proceduren e shenjtërimit, kardinali Angelo Amato, do të marrë pjesë me mandatin e Papa Françeskut në ceremoni.
Ata që do të lumturohen janë peshkopë, priftërinj, njerëz të urdhërit e njerëz të thjeshtë, që janë vrarë në vitet 1945 – 1974 nga regjimi komunist për shkak të besimit. Ndër ta bëjnë pjesë edhe dy priftërinj gjermanë Alfons Tracki dhe Josef Marxen.
Konferenca e ipeshkëve të Shqipërisë hapi në vitin 2002 procesin e lumturimit. Më 2011 dosja iu dorëzua kongregacionit përkatës në Vatikan për vlerësim. Më 26 prill Papa Françesku e njohu martirizimin e 38 katolikëve.dw
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/