Historia e 11-vjeçarit Alvin ka prekur gjithë opinionin publik, teksandodhet në kampet e ISIS në Siri, të mbikëqyrura nga kurdët prej disa vitesh. Mbrëmjen e djeshme, ne emisionet shqiptare ai u kthye në çështje debati ku u diskutua sesi mund të kthehej në vendlindje.
Gazetari i emisonit “Le Iene” ku është transmetuar historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, Taulant Kopliku ka treguar se procedura për të tërhequr njerëzit nga ai kamp zgjat vetëm 10 minuta.
“Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta,”– tha Kopliku.
Nga ana tjetër avokati i familjes Berisha, Darien Levani u shpreh se Alvini i ka shkëputur kontaktet, por ai ndodhet akoma në kamp.
‘Kampi Al Hol ishte një ferr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre është edhe një kamp i tjetër me 35 mijë vetë. Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë’, – tha ai në një lidhje direkte në emisionin ‘Open’.
K.B/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/