I vdiq vëllai në aksident, deputetja e PS reagon me një kërkesë:...

I vdiq vëllai në aksident, deputetja e PS reagon me një kërkesë: Për hir të fëmijëve, mos aludoni për…

119
0
Shares

Deputetja e PS,  Blerina Gjylameti, humbi dy ditë më parë vëllain e saj pas një aksidenti të tmerrshëm brenda tunelit në Elbasan. 

Kjo situatë e rëndë për familjen e saj është përcjellë me dy fjalë nga ana e deputetes, e cila ka dhe një kërkesë ne emer te familjes.

“Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm”,-shkruan Gjylameti.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq!

Ju falënderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t’ju bëj veçse t’ju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që s’ka të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY