Unioni i Gjyqtarëve, 2 ligje të reformës do çohen në Kushtetuese

Unioni i Gjyqtarëve, 2 ligje të reformës do çohen në Kushtetuese

77
0
Shares

Asambleja e Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise sapo ka vendosur ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin ligjit për vettingun për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën evendit ndërkohë që pritet i njëjti fat edhe për ligjin tjetër që lidhet em statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.

“Ligji per Vettingun ka papajtueshmeri me Kushtetuten e Republikes se Shqipererise dhe per pasoje, do ti kerkohet Gjykates Kushtetuese shfuqizimi i ketij ligji. Ndërkaq Asamblea autorizoi Bordin Drejtues të Unionit të Gjyqtarëve qe te shqyrtoje edhe ligjin per Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit pasi, ne disa pjese te tij edhe ky ligj vjen ne kundershtim me dispozitat kushtetuese.

Asambleja e Gjyqtarëve u mbajt sot pasdite. Vendimet e saj ndikojnë fort ritmin e implementimit të reformës në drejtësi përmes padive në Kushtetuese ndërkohë që duket se ka rezistencë të fortë ndaj miratimit të njëanshëm nga mazhoranca të ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY