Albin Kurti: Sistem skandinav per ekonomine e Kosoves

Albin Kurti: Sistem skandinav per ekonomine e Kosoves

98
0
Shares

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Kurti ka treguar edhe planet e tij ekonomike për Kosovën.

Qeveria jonë nuk do të mund të jetë i majtë aq sa koalicioni CDU-CSU. Ne jemi aq keq, aq shumë duhet të shërojmë plagët e ekonomisë. Nuk arrij dot brenda një mandati, apo dy mandatesh të vendosim një sistem që ne e kemi më për zemër, që është ai skandinav.

Në këtë kuptim, kjo nuk do të jetë kurrfarë majtizmi ekstrem. Fondin investues sovran e kanë shtete si Sllovenia. Në këtë fond mund të investojnë edhe bankat edhe fondi i pensioneve të Kosovës, që është rreth 1.6 miliardë euro dhe këto para mbahen jashtë për 1 për qind interes, ne e kemi 3 përqind. Është e rëndësishme që me fondin sovran investues ta ngrejmë ndërmarrjet private dhe ato shoqërore.

Unë dua të synoj se pagën mesatare në privat të bëhet 600 euro, sepse në sektorin publik është rreth 500 euro, në privat rreth 340 euro. Nëse rrisim pagën mesatare, do të ndalojmë emigracionin.

Gjermania tek qytetari i saj investon 130 mijë euro dhe qytetari i kthen shtetit 360 mijë euro. Ky është një studim për sistemin gjerman. Duam të bëjmë një sistem dual, shkollim dhe punë’, është shprehur Albin Kurti për ‘Çim Peka Live’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY