Takimi i opozitës: Axhendë integrimi pa Edi Ramën dhe zgjedhjet e parakohshme

Takimi i opozitës: Axhendë integrimi pa Edi Ramën dhe zgjedhjet e parakohshme

80
0
Shares

Ka përfunduar mbledhja e PD dhe aleatëve të saj në lidhje me aksionet që ajo do të ndërmarrë pas rënies së negociatave për shkak të keqqeverisjes së vendit dhe mosplotësimit të kushteve që ishin vënë ndaj vendit që prej vitit 2016.

Mbledhja ka zgjatur më shuëm se një orë.

Besohet se një nga qëndrimet e opozitës së bashkuar ka qenë largimi I Edi Ramës nga drejtimi I vendit për shkak të rrezikut që ai paraqet për vendin. Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore gjithëpërfshirëse.

Sipas kreut të LSI, Monika Kryemadhi opozita ka në axhendë disa aksione që nuk përmblidhen vetëm në protesta ndërkohë që u kërkoi mediave të transmetonin protestat që mbahen cdo ditë në të gjithë vendin dhe të mos pranojnë censurën.

Kryemadhi tha se 9 kushtet e bundestagut gjerman janë axhendë e opozitës dhe se në vijim do të ketë aksione të opozitës që lidhen me këto kushte.

Dy kanë qenë temat që janë dikstuar me krerët e partive opozitare, e para lidhej me strategjinë që do të ndjekë opozita pas vendimit që mori Brukseli kundër çeljes së negociatave dhe çështja e dytë, një dokument që po harton PD-për reformën zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY