Një vajzë nga Lushnja denoncoi të ish-të dashurin e saj për perdhunim dy ditë pasi akti kishte ndodhur.
Ngjarja u regjistrua në Elbasan ku 21 vjecarja me iniciale I.H vazhdon studimet në universitetin e këtij qyteti.
Lushnjari përdhunoi ish-të dashurën pasi e priti që të dilte mësimi edhe pse kishte disa kohë që nuk frekuentoheshin sëbashku. Vajza ka treguar se vec marrëdhënieve seksuale ai e ka qëlluar atë me grushta.
Olsi D., 26-vjeçar nga Lushnja tani është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në datën 30 tetor, ka bërë denoncimin vetëm dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/