Deputetja Hajdari me kërkesat e opozitës: Duhen zgjedhje të parakohshme për ta...

Deputetja Hajdari me kërkesat e opozitës: Duhen zgjedhje të parakohshme për ta ndrequr vendin

96
0
Shares

Edhe pse vendosi të sulmonte opozitën reale dhe t’i vihej kundër, Rudina Hajdari ka një retorikë të tillë që shkon ne nje vije me atë që ka thene kryedemokrati Basha dhe demokratët e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rudina Hajdari propozon nje zgjidhje per krizen politike, e cila i ngjan asaj që Lulzim Basha dhe opozita kanë lobuar fort prej muajsh, të paktën kur flasim për zgjedhjet e ndershem dhe të lira.

Hajdari ka kërkuar që deri në dhjetor të miratohet reforma zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së dhe të ndryshohet sistemi, ndërsa më pas të bëhen dy palë zgjedhje për njëherë, parlamentare dhe lokale për daljen nga kriza.

“Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend” shkruan Hajdari.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY