VIDEO/”Zgjedhje të lira e të ndershme”, Basha: Qeveria të ndjekë shembullin e...

VIDEO/”Zgjedhje të lira e të ndershme”, Basha: Qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut

101
0
Shares

Nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha po mban konferencën para mediave, teksa në fokus të fjalës së tij janë negociatat dhe dështimi i qeverisë me hapjen e tyre.

Basha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kërkon që qeveria shqiptare të ndjekë të njëjtën rrugë si Maqedonia e Veriut.

Basha tha se qeveria jonë pavarësisht refuzimit që mori në BE refuzon që të dorëzojë pushtetin.

“Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.

Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund.Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.

Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj. Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane”,-u shpreh Basha.

LIVE – Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i tij, jo i Shqipërisë. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ndaj na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 21 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY