Bashkia e Tiranës afishon flamujt e shteteve evropiane në godinë, studiuesi: Nuk...

Bashkia e Tiranës afishon flamujt e shteteve evropiane në godinë, studiuesi: Nuk e di çfarë kuptimi kanë

284
0
Shares

Nëse ende nuk e keni vënë re, Bashkia e Tiranës vazhdon ende të “luajë” me zhgënjimin e madh që morën shqiptarët me dështimin e hapjes së negociatave.

Bashkia e Tiranës i kishte ngritur flamujt e fitores propagandistike, duke veshur gjithë murin e ndërtesës me flamujt e vendeve anëtare të BE, ende pa u dhënë vendimi. Mesa duket tanimë flamurët qendrojne ende aty duke i rikujtuar qytetarëve që kalojnë se Shqiperia u kthye shumë hapa pas.

Studiuesi Kastriot Dervishi ka mbetur i habitur nga kjo shfaqje. “Nuk e di çfarë kuptimi kanë flamujt ndërkombëtarë në Bashkinë e Tiranës, a thua sikur është Ministri e Jashtme, – shprehet ai. “Mbase ditën që mendonin çeljen e negociatave donin të ishin më agjitativë se kurrë. Bashkia që nuk ruajti dot regjistrat e gjendjes civile nga uji, harxhon paranë shtetërore për kësi marrinash.”

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY