Vrasja e ish-policit Santiago, Gjykata jep masën e sigurisë për 8 personat...

Vrasja e ish-policit Santiago, Gjykata jep masën e sigurisë për 8 personat në kërkim

111
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë në mungesë masën e arrestit me burg për 8 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santjago Malkos.

Gjyqtarët pranuan kërkesën e prokurorit të Krimeve të Rënda Behar Dibra, për caktimin e masës arrest me burg për dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë, si she për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën “Doqja”.

Ndërkohë, pritet që brenda pak ditësh të vlerësohet masa edhe për Blendi Tetën, i arrestuar po për të njëjtën çështje.

Fillimisht dosja u hetua nga prokuroria e Tiranës, e cila më pas shpalli moskopetencë duke e kaluar dosjen tek Krimet e Rënda.

Personat akuzohen per vrasje me dashje në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhja, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY