Paskal Milo tregon një bisedë intime: A e pranonte Simitis cështjen Çame

Paskal Milo tregon një bisedë intime: A e pranonte Simitis cështjen Çame

73
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka treguar sonte një moment intim diplomatik me ish-kryeministrin grek Simitis në vitin 1999.

Duke folur në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report TV ai ka treguar në lidhje me një bisedë që zhvilloi me shefin e qeverisë greke së bashku me kryeministrin Ilir Meta.

Ju ngritët në Athinë çështjen çame për herë të parë ku Meta ishte kryeministrit dhe ju ministër i Jashtëm në vitin 1999. Si u trajtua atëhërë cështja came dhe a ka ndryshim me mënyrën si po trajtohet sot ?

Ai moment ishte një moment menaxhimi i qetë diplomatic me shumë finesë dhe që të dy kryeministrit dhe unë që kam qenë present në takim e kemi trajtuar me realizëm por duke patur parasysh që është një ceshtje shume delicate sapo behet publike ndez gjakrat e palëve.

Po në takimin brenda me ju si reagoi kryeministri grek ndaj Çështjes Çame që ju parashtruat?

Do ju them vetëm një fjalë që po e them për herë të parë në studio . Kur e kam pyetur ish-kryeministrin e Greqisë në ate kohë Simitis duke i thënë që me deklaratën tuaj para gazetarëve ju e keni vënë çështjen came në një pozitë mohuese dhe ne në një pozitë aspak të favorshme ai mu pëgjigj: Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu”.Pra unë mendoj që çështje të tilla delicate nuk zgjidhen duke i nxjerrë në pazar dhe duke akuzuar me terma të forta atë më të cilin kërkon që të arrish marrëveshjen . Sepse në mes janë ngjarje që i ka rënduar e kaluara, kur ju shtohen edhe emocionet e ditës dhe llogaritë e përditshmërisë politike atëherë bëhet sikur ju hidhet benzinë zjarrit. Në vend që të shuajnë zjarrin, qeveritarët bëjnë të kundërtën, godasin njëri tjetrin, bëjnë replika me një gjuhë aspak diplomatike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY