DETAJE/Shqiptari e masakroi me thikë para nënës dhe së motrës, vdes 33-vjeçarja...

DETAJE/Shqiptari e masakroi me thikë para nënës dhe së motrës, vdes 33-vjeçarja moldave

146
0
Shares

33-vjeçarja moldave Aliona Oleinic e cila u godit me thikë nga shqiptari Roland Bushi ka ndërruar jetë. Pas 45 ditësh agoni dhe gjashtë ndërhyrjeve kirurgjikale, e reja nuk ka arritur të mbijetojë pasi 11 plagët e thikës ishin të mëdha.

Pas ndërhyrjes së fundit, rreth fillimit të tetorit, gjendja e Alionas ishte përkeqësuar, aq shumë sa që ajo kishte kaluar një gjendje kome.

33-vjeçarja u sulmua më 3 shtator nga Roland Bushi, 27 vjeç, ky i fundit tashmë ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasje.

Aliona Oleinic i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve delikate dhe të gjata në spitalin Chieti pas njëmbëdhjetë plagëve me thikë që i kishte shkaktuar i riu shqiptar në banesën saj, në 3 shtatorin e kaluar, para syve të nënës dhe motrës.

Sipas, IlMattino.it, shqiptari kishte rrëfyer në Polici se kishte goditur me thikë moldaven pasi kjo e fundit e kishte refuzuar. Shqiptari, i cili është në burg në Chieti, ka punuar një ditë si murator pa kontratë dhe i pranoi gabimet e tij, por tha se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e gruas së re për ta vrarë, por që të fliste me të.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY