Nga pamjet e gjendjes së 45-vjeçarit që u sulmua nga ariu në Kukës, shihet se Ekrem Onuzi ka plagë në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit nga ‘lufta’ me ariun në mal.
Bariu u transportua nga malet e Kukësit në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar pasi ka dëmtime të shumta në trup.
Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.
Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta.
Gjendja e bariut kuksian Ekrem Onuzi që u sulmua nga ariu gjatë kohës që po kulloste bagëtitë është e stabilizuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/