Bastisen shtëpitë e një ministri dhe një ish-ministri të qeverisë Rama

Bastisen shtëpitë e një ministri dhe një ish-ministri të qeverisë Rama

69
0
Shares

Banesat e një ministri dhe një ish-ministri të qeverisë “Rama” kanë rënë pre e dy grabitjeve nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarjet kanë ndodhur pak javë më parë, ndërkohë që janë mbajtur të fshehta nga ana e policisë. Sipas burimeve të sigurta, i pari që ka rënë pre e grabitjes ka qenë një ministër aktual i qeverisë.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë arritur të marrin një sasi të madhe parash. Mësohet se ministrit i janë grabitur me qindra mijëra euro, raporton agjencia e lajmeve “Sot”. Por duke qenë se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash, ngjarja është mbajtur e fshehtë.
Ajo që është më e rëndë, është fakti se janë vënë në dijeni krerët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. Por ngjarja është diskutuar mes tyre dhe është mbajtur e fshehtë. Kjo ka rritur akoma dhe më tepër dyshimet dhe hamendësimet se përse fshihet një ngjarje e tillë.
Skandali është thelluar akoma dhe më tej, pasi pre e një grabitjeje të ngjashme ka rënë dhe banesa e një ish-ministri të po këtij kabineti. Edhe aty individë të caktuar kanë marrë para dhe sende me vlerë, por sërish ngjarja ka mbetur e fshehur nga forcat e policisë dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme.
Duke qenë se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të shtetit, është vënë në dijeni për këtë rast dhe vetë Ministria e Brendshme, por sërish është kërkuar që gjithçka të mbetet sekrete dhe të mos ketë dalje të detajeve në publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY