“Qeveria shqiptare heq përgjegjësitë”, Vasili: Rama jo vetëm i premtoi, por dekoroi...

“Qeveria shqiptare heq përgjegjësitë”, Vasili: Rama jo vetëm i premtoi, por dekoroi dhe ambasadorë për negociatat

210
0
Shares

Qeveria shqiptare heq të gjitha përgjegjësitë nga vendimi negativ për të tretën herë radhazi nga Bashkimi Europian.

Qeveria shqiptare nuk do të ndjekë shembullin e kryeministrit Zoran Zaev për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të marrjes së një përgjigje pozitive, nga Brukseli.

Këtë vendimin Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj e argumentoi se ekzekutivi i Edi Ramës nuk premtoi asnjëherë që do t’i hapë në tetor negociatat, ndërsa vendimi sipas tij erdhi për shkak të problemeve të brendshme të BE.

Pas deklaratës së Cakajt, reagim të  menjëhershëm ka patur ish-deputeti Petrit Vasili,i cili rikujton për ministrin se Rama jo vetëm i ka premtuar negociatat, por dhe ka dekoruar ambasadorët për hapjen e tyre.

E ka informuar njeri kete trushkulur qe Edi Rama jo vetem i ka premtuar,por edhe i ka festuar edhe ka dekoruar ambasadoret per hapjen e negociatave.

Apo me sa duket ky eshte shume i lumtur qe negociatat per anetaresim ne BE nuk u hapen dhe ky ne kete menyre i ka realizuar shume detyrat qe i kane dhene per te bere kunder Shqiperise…..”,-shkruan Vasili ne rrjetet sociale.

K.B/DRONI.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY