SKANDAL/ Kur Edi Rama ishte ministër Kulture, e përzuri Ansamblin “Çamëria” nga...

SKANDAL/ Kur Edi Rama ishte ministër Kulture, e përzuri Ansamblin “Çamëria” nga festivali i Gjirokastrës

71
0
Shares

Deputeti i opozitës por që është zgjedhur si përfaqësues i komunitetit çam, Dashamir Tahiri për “Gazetën Shqiptare” tregon sot një ngjarje të vitit 1999, kur Edi Rama asokohe ministër i Kulturës, përjashtoi nga festivali në Gjirokastër Ansamblin Popullor të Çamërisë.
“Pas një viti, data 28 qershor u njoh si dita e gjenocidit, por gjatë ngjarjeve të vështira të ’97-ës, kjo çështje u bllokua, pasi nuk gjeti mbështetjen e PS-së. Pas ardhjes së të majtëve në pushtet ishte Ilir Meta, ai që në vitin 1999 e ngriti në Athinë pikërisht çështjen çame. Nisën edhe protesta për të drejtat e çamëve, ndërkohë që në atë kohë ish-ministri i Kulturës, Edi Rama në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës përjashtoi nga paraqitja Ansamblin Popullor të Çamërisë. Më pas, në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame, por që nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, gjë që shkaktoi debate të ashpra”, rrëfen deputeti Tahiri në këtë intervistë.
Deputeti i PD-së, Dashamir Tahiri apelon për dialog me qëllim zgjidhjen e çështjes çame, ndërsa nga qeveria socialiste kërkon që të ushtrojë presion mbi Athinën zyrtare për zgjidhjen saj.
Tahiri thotë se presioni i Tiranës mbi Greqinë do të jetë më i fortë kur PD-ja të vijë në pushtet. Ndaj, Dashamir Tahiri shpreh bindjen se çamët shumë shpejt do të kthehen në trojet e tyre në Çamëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY